Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atl.Madridi hyn në garë për Scamaccan

Atletico Madridi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamaccan.

Sulmuesi italian pritet të shitet gjatë kësaj vare pas interesimit të skuadrave të njohura evropiane.

Drejtuesit e klubit të Sassuolos po kërkojnë të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin.

Te Atletico Madridi, Scamacca po shihet si zëvendësues i Luis Suarezit.

Për italianin në garë janë edhe Paris Saint-Germain dhe Milani.

Artikuj të ngjashëm