Atalanta do të jetë nikoqire e Cremoneses të dielën në ndeshjen e xhiros së gjashtë në Serie A. Ky takim do të nisë në mesditë.
Atalanta, që në vend të parë e vetme është për herën e parë që prej vitit 1964, pati nisje të fuqishme dhe aktualisht ka 13 pikë nga pesë ndeshje.
Ka lëshuar pikë vetëm në barazimin me kampionin e Italisë, Milanin.
Ndryshe nga rivalët e tjerë për titull e që renditen sipër në tabelë, Atalanta nuk merr pjesë në gara evropiane pasi edicionin e kaluar përfundoi në vendin e tetë.
Kjo i jep kësaj skuadre avantazh të madh para Kupës së Botës, pasi orari i ndeshjeve do të jetë shumë i ngjeshur, si në liga, ashtu edhe në garat të cilat i organizon UEFA.
Edhe
Në Itali luhet për vendet e Championsit
Napoli mund ta rimarrë pozitën e parë vetëm përkohësisht të shtunën. Napoli e hap këtë fundjavë të futbollit në Itali me takimin që do ta luajë në shtëpi kundër Spezias nga ora 15:00. Napoli luajti në Ligën e Kampionëve dhe fitoi thellë përballë Liverpoolit, 4:1.
Me Amir Rrahmanin, që po vlerësohet lider i mbrojtjes, dhe me ndikimin e transferimeve, në veçanti të Khvicha Kvaratskhelias dhe Kim Min-Jaes, Napoli po tregohet shumë i fortë në nisje të sezonit. Po e synon titullin e kampionit në Serie A për herë të parë, që nga ditët e Diego Maradonas.
Milani, nga ana tjetër që luan të shtunën në orën 20:45 në udhëtim te Sampdoria, ka treguar qartë se edhe sivjet është kandidat për titull kampioni, sidomos pas fitores në derbi ndaj Interit.
Sampdoria është pa fitore në pesë ndeshje, ka vetëm dy pikë dhe ka shënuar vetëm dy gola.
Edhe
Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë
Interi, që ka katër pikë më pak se Atalanta lidere, luan me Torinon të shtunën në orën 18:00. Torino e ka një pikë më shumë se Interi.
të dielën nga ora 20:45 takohet me Salernitanan, kurse Roma luan në po të njëjtin orar në udhëtim tek Empoli.