Atalanta ka shënuar fitore të thellë të dielën në udhëtim duke e mposhtur Parman me rezultatin 5:2.
Në pjesën e parë skuadra nga Bergamo realizoi vetëm një gol me anë të Ruslan Malinovsky për 1:0.
Por në 45 minutëshin e dytë u shënuan edhe gjashtë gola. Në minutën e 52-të Matteo Pessina dyfishoi epërsinë derisa Luis Muriel shënoi në minutën e 77-të për 3:1.
Vendasit ngushtuan rezultatin në 3:1 me Juan Burnettan. Por ishte sërish Muriel që në minutën e 86-të realizoi për 4:1.
Vetëm dy minuta më vonë Simon Sohm ngushtoi rezultatin në 4:2 ndërsa në minutat shtesë Aleksey Miranchuk vulosi fitoren e Atalantas prej 5:2.