Nga njëra anë paraqitjet fantastike brenda kuadratit, që po e çojnë Atalantën në kupat europiane, dhe nga ana tjetër çmimi i lartë që kërkon skuadra zotëruese e kartonit, që është pengesë serioze në negociata, ka vënë në dyshim drejtuesit e Atalantas.
Atalanta mund ta blejë përfundimisht portierin e kombëtares shqiptare të futbollit, që është huazuar në Bergamo, por pas një muaji përfundon akordin. Sipas marrëveshjes, ai duhet të rikthehet në kryeqytetin italian te skuadra e Lazios.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEtrit Berisha ka bërë një sezon shumë të mirë me Atalantën, ndërkohë që me mbylljen e sezonit do të duhet të gjejë sërish gjuhën e përbashkët me bardhekaltrit, së bashku me agjentin e tij. Lazio kërkon ta shesë për 7.5 milionë euro, shifër që vlerësohet si e lartë nga Atalanta, e në këtë pikë presidenti i Lazios, Lottito ka toleruar diçka në aspektin financiar, transmeton TCH.
Por Atalanta po mendon të mbajë përfundimisht Pierluigi Gollinin, të cilën e ka huazuar nga Aston Villa. 22-vjeçari, zor se do të kthehet në Angli dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për portierin të luajë sezonin e ardhshëm.
Në fushë, Lazio dhe Atalanta luftojnë për Europën, por jashtë stadiumeve janë në tavolinën e tratativave në disa çështje. Romanët synojnë gjithashtu Petagna e Gomez, e për blerjen e tyre, në negociata mund të ofrohet edhe Berisha si shkëmbim.