Etrit Berisha mund të mbetet tek Atalanta edhe në vitet e ardhshme pas sezonit të shkëlqyer që e pati me skuadrën nga Bergamo.
Sipas të përditshmeve italiane, Lazio dëshiron ta transferojë sulmuesin e Atalantës, Petagnan, dhe kësisoj ka ofruar 7 milion euro plus kartonin e gardianit nga Kosova, transmeton KTV.
Tjetër alternativë për qëndrimin e Berishës tek Atalanta është oferta prej 5 milionëve e Bergamasëve në drejtim të “bardhekaltërve”
28-vjeçari nga Prishtina në këtë sezon ka shkëlqyer me paraqitjet e tij duke qenë protagonist në kualifikimin që skuadra e tij arriti në Ligën e Evropës.