Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta humb ndeshjen e shtyrë të Championsit

Atalanta ka humbur 3:2 nga Villarreali, të enjten mbrëma në Bergamo.

Ishte kjo ndeshja e fundit e fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Në fakt kjo ndeshje është dashur të luhet të mërkurën, por është shtyrë për shkak të reshjeve të borës. Me humbje, Atalanta nuk ka mundur të avancojë në fazën nokaut të Championsit. U rendit e treta në grupin F me 6 pikë. Garën e vazhdon në Ligën e Evropës.

Grupin e ka fituar Manchester Unitedi me 11 pikë. Villarreali është i dyti me 10 pikë dhe po ashtu avancon në fazën nokaut. Young Boysi zviceran u eliminua, duke mbetur i fundit në grup me 5 pikë.

Arnaut Danjuma shënoi dy gola për Villarrealin. Ai fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e tretë dhe për 3:0 në minutën e 51-të. Golin e dytë për ekipin spanjoll e shënoi Etienne Capoue në minutën e 42-të.

Skuadra italiane reagoi vonë. Ruslan Malinovskiy shënoi për 3:1 në minutën e 71-të, derisa Duvan Zapata vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 80-të. Berat Gjimshiti luajti në pjesën e dytë për Atalantan.

Artikuj të ngjashëm