Sulmuesi Astrit Selmani mund t’i bashkohet Dinamo Bukureshtit. Mediumet në Rumani kanë bërë të ditur se Selmani është në listën e ngushtë të lojtarëve të përzgjedhur për t’iu bashkuar Dinamos.
Dinamo Bukureshti është klubi i dytë me më së shumti trofe në Rumani. Ka fituar 18 tituj të kampionit.
Në Rumani luajnë edhe disa lojtarë shqiptarë. Te Rapid Bukureshti janë Albion Rrahmani, Florent Hasani, Ermal Krasniqi.
Te Cluji është Arlind Ajeti, ndërsa së fundi Petrolulit iu bashkua Albin Berisha.
Selmani 26-vjeçar është pa skuadër prej gushtit të vitit të kaluar nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Ai për Kosovën ka luajtur pesë ndeshje dhe ka një gol të shënuar.