Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Astrit Selmani i gatshëm për ndeshjet e tetorit

Astrit Selmani më në fund pritet të debutojë me fanellën e Kosovës, në një nga ndeshjet e muajit tetor.

Selmani ka marrë pasaportën e Kosovës dhe është i gatshëm për të përformuar me Dardanët, ka konfirmuar menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala.

“Kosova nuk ka rrezikuar asgjë dhe për këtë arsye Astrit Selmani nuk ka luajtur sepse ka qenë në bankën e rezervistëve. Selmani tani e ka marrë pasaportën dhe është gati për ndeshjet e këtij muaji. Nëse një lojtar që nuk e ka pasaportën dhe nuk luan nuk ka asnjë rrezik apo penalizim”, ka thënë Shala.

Edhe trajneri Bernard Challandes ka rrëfyer se Selmani nuk e kishte të lehtë kur mori vesh se nuk mund të luante në ndeshjet e kaluara.

“Selmani ishte me ekipin dhe ishte shumë i lumtur që ka stërvitur me ekipin. Nuk ka qenë e lehtë për të kur e ka kuptuar se nuk do të luajë, por ai ka dashur të jetë me pjesën tjetër të ekipit dhe të stërvitet. Natyrisht, ka qenë i dëshpëruar por ka qenë e pamundur të luajë. Natyrisht, jam kritikuar se nuk e kam futur, por situata ishte e tillë. Me rëndësi, është që Selmani të jetë pjesë e integruar e ekipit. Deri në momentin e fundit kemi pritur që të pajiset me pasaportë, por nuk ndodhi. Kështu që, tani është gati”, ka konfirmuar Challandes.

Artikuj të ngjashëm