Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa vazhdon me fitore në Premier League

Aston Villa ka shënuar një tjetër fitore në Premier League të Anglisë. Të dielën, Aston Villa mposhti në udhëtim Brentfordin me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të elitës së futbollit anglez. Për Aston Villan është fitorja e 12-të. Nga 17 ndeshje ka fituar 38 pikë, kurse Brentfordi i ka 19 pikë.

Ekipi i drejtuar nga Unai Emery e fitoi me përmbysje ndeshjen. Keane Lewis-Potter shënoi golin e epërsisë në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa dy golat e fitores, Aston Villa i shënoi në pjesën e dytë. Alex Moreno barazoi rezultatin në minutën e 77-të, kurse për 2:1 shënoi Ollie Watkins në minutën e 85-të.

Ben Mee në minutën e 71-të dhe Boubacar Kamara në minutën e 97-të u ndëshkuan me karton të kuq.