Aston Villa ka realizuar fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit në Premier League dhe ka ngjallur shpresat për të zënë vend që dërgon në garat evropiane sezonin tjetër.
Aston Villa të shtunën fitoi në ndeshjen e xhiros së 28-të të Premier Leagues në shtëpi kundër Bournemouthit, 3:0.
Douglas Luiz në minutën e shtatë, Jacob Ramsey në minutën e 80-të dhe Emiliano Buendia në minutën e 89-të shënuan golat e fitores për vendësit.
Bounemouthi me këtë disfatë mbetet në pozitën e parafundit me 24 pikë.