Aston Villa ka fituar 3:2 në Gjermani ndaj RB Leipzigut dhe ka bërë hap shumë të madh drejt një të tetës së finales në Champions.
Ndeshja e së martës i takoi xhiros së gjashtë.
Aston Villa tani është në vendin e tretë me 13 pikë, sa i kanë edhe Bayer Leverkuseni, interi e Bresti. Ross Barkley shënoi golin e fitores për Villan në minutën e 85-të.
John McGinn shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e tretë. Lois Openda i Leipzigut barazoi në 1:1 në minutën e 27-të.
Për 2:1 në të mirë të skuadrës angleze realizoi Jhon Duran në minutën e 52-të, ndërsa Christoph Baumgartner barazoi në 2:2 në minutën e 62-të.
Leipzigu mbetet pa pikë dhe pa gjasa për avancim.