Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa mposhti Arsenalin me golin e shënuar pas 74 sekondash

Portieri Mat Ryan u mposht pas vetëm 74 sekondash në debutimin e tij me Arsenalin në xhiron e 23-t të Premier Leagues angleze.

Arsenali në fakt u mposht sërish nga Aston Villa brenda një sezoni. Aston Villa e arriti suksesin e fitoreve si mysafir dhe vendës në një edicion, për herën e parë në 28 vjet kundër “revolveristëve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-portieri i Arsenalit, Emiliano Martinez, e nisi aksionin fillimisht. Bertrand Traore përfitoi nga gabimi i Cedric Soarez dhe asistoi për Ollie Watkins që shënoi falë një devijimi të Rob Holdingut.

Martinezi bëri një pritje të shkëlqyer edhe ndaj Granit Xhakës, i cili nga gjuajtja e lirë për pak sa nuk shënoi në pjesën e parë. Xhaka luajti për 90 minuta. Aston Villa pas 21 ndeshjeve ka marrë 35 pikë, kurse Arsenali mbetet në 31 pikë të grumbulluara, në 23 ndeshje të zhvilluara.