Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa konfirmon marrëveshjen me Duranin

Aston Villa ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me Chicago Firen për transferimin e përhershëm të sulmuesit 19-vjeçar, Jhon Duran.

“Sky Sports” mëson se shuma fillestare që Aston Villa do të paguaj është rreth 17 milionë euro. Kontrata me Duranin do të nënshkruhet vetëm pasi futbollisti të kalojë testet mjekësore, të pajtohet me kushtet personale dhe të marrë lejen e nevojshme të punës.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kolumbisë sezonin e kaluar në MLS ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 27 ndeshje.