Johan Manzambi që shkëlequ për Përfaqësuesen e Zvicrën në Botëror do ta vazhdojë karrierën në Premier Leaguen angleze.
Manzambi është transferuar te skuadra e Aston Villas.
Villa i ka paguar Freiburgut 60 milionë euro për kartonin e Manzambit.
Mesfushori me tipare sulmuese te Villa do ta vesh fanellën me numër 44.
Ky është transferimi i parë i Aston Villas në këtë afat kalimtar.
Edhe
Manzambi nuk do të luajë ndaj Argjentinës
“Mesfushori zviceran 20-vjeçar, i cili sapo ka përfaqësuar vendin e tij në Kupën e Botës, i bashkohet klubit me një transferim të përhershëm nga Freiburgu”, shkruan në njoftimin e klubit anglez.
Manzambi shënoi tri gola dhe bëri dy asistime për Zvicrën që u ndal në çerekfinale nga Argjentina.