Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Manzambi nuk do të luajë ndaj Argjentinës

Zvicra

Foto: Associated Press

Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se mesfushori Johan Manzambi nuk do të luajë ndaj Argjentinës. 

“Mungesa e Manzambit është goditje e madhe. Ai e kishte momentin në anën e tij. Për fat të keq, nuk mund të luajë. Do ta kompensojmë këtë si ekip”, deklaroi Yakin.

Manzambi është golashënuesi më i mirë i Zvicrës deri tash. Ai ka realizuar tre gola e ka asistuar dy herë.