Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa kërkon përfaqësuesin e Kosovës

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Flamur Kastrati, po kërkohet nga Aston Villa, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Anglisë (Championship).

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet angleze. Kastrati, 26-vjeçar, që aktivizohet te Sandefjordi i Norvegjisë, nga ekipi anglez që po synon rikthimin në Premier League, po shihet si përforcim i mirë për repartin ofensiv, përcjell Koha Ditore.

Kështu që, gjasat janë të mëdha që ai të transferohet tek Aston Villa gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Ai në janar të këtij viti i është bashkuar Sandefjordit dhe këtë edicion ka shënuar dhjetë gola në 27 paraqitje.

Kastrati karrierë ka bërë edhe tek Aalesundi, Stromsgodseti, Erzgebirge Aue, Duisburg, Twente II e Osnabruck. Ai gjithashtu ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës. Ndërkohë, Aston Villa pas 20 xhirove në Championship, zë vendin e pestë në tabelë me 36 pikë.

Artikuj të ngjashëm