Ndryshe prej shumë ndërtesave inspiruese që definojnë kryeqendrën e Katarit, Doha, Aspetar nuk është dizajnuar për të rënë në sy.
Nuk është e ndërtuar me mermer italian, nuk është ndërtesë 50-katëshe, e nuk ndriçon as natën. Është një prezencë e fshehur në lartësinë impozuese të Dohas.
Aspetar është një spital. Me të hyrë brenda, menjëherë të bëhet qartë se ka diçka ndryshe te ky vend, që është shumë i rëndësishëm për trajtim të lëndimeve sportive dhe rehabilitim, shkruan Koha Ditore.
Është një vend ku pjesët e trupit të njeriut importohen për hulumtime shkencore mjekësore dhe ku disa prej emrave më të mëdhenj të botës së sportit - Angel di Maria, Neymar, Mo Farah, Yaya Toure, Amir Khan e Sam Warburton - janë trajtuar.
Nëse NASA ka qendrën e kontrollit të misionit në Houston të Teksasit, bota e mjekësisë sportive si qendër të tillë e ka Aspetarin.
Edhe
Stadiumi historik i Dohas larg prej atyre të Kupës së Botës
Që nga hapja në vitin 2007, synimi ka qenë për t'u bërë lider botëror në këtë fushë. Me qëllim për të arritur këtë, janë angazhuar disa prej mendjeve më të ndritura në shkencën sportive.
U ofrua infrastrukturë e nivelit më të lartë dhe resurse për të krijuar pajisje të reja për nevojat e tyre. Edhe tavolinat në sallat e operimit janë dizajnuar nga kirurgët e Aspetarit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)