Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aspas firmos me Celtan deri në vitin 2025

Sulmuesi Iago Aspas ka rinovuar kontratën me Celta Vigon dhe do të jetë pjesë e ekipit nga La Liga deri në vitin 2025.

Lajmi është bërë i ditur të hënën në sajtin zyrtar të Celtas. Në njoftimin e klubit spanjoll thuhet se Aspas është një lojtar i rëndësishëm për Celtan në sezonin e ri, në të cilin synon të sigurojë një vend që dërgon në garat evropiane.

34-vjeçari është kthyer te Celta në vitin 2015 pasi ishte larguar në vitin 2013 për të bërë karrierë te Liverpooli e Sevilla.

Me fanellën e Celtas, Aspas ka bërë 418 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuuar me 184 gola e 63 asistime.