Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani mund t’i bashkohet Newcastleit në janar

Mesfushori i Interit dhe i Shqipërisë, Kristjan Asllani, pritet të largohet nga elita e futbollit të Italisë përkohësisht.

Gjatë të enjtes pati raportime nga mediat italiane se ai ka kërkuar largimin për të pasur më shumë minutazhë.

Ndërkohë “Tuttomercatoweb” ka shkruar të premten se Asllani pritet të huazohet në Premier League te skuadra e Newcastleit.

Trajneri Simone Inzaghi nuk po llogarit shumë në shërbimet e Asllanit 20-vjeçar, i cili u transferua nga Empoli dhe u pa si zëvendësues i Marcelo Brozoviqit.

Asllani ka zhvilluar 180 minuta në tetë ndeshje në të gjitha garat për skuadrën “nerazzurre” në këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm