Futbollistja Kosovare Asllani është e kënaqur me rolin e ri te përfaqësuesja e Suedisë.
Por Asllani thotë se me rolin e ri ka marrë më shumë përgjegjësi.
Asllani në ndeshjen miqësore që të dielën Suedia e fitoi kundër Afrikës së Jugut (3:0) luajti si mesfushore qendrore.
“Më herët kam pasur një rol tjetër - si sulmuese, por tani me rolin e ri kam marr më shumë përgjegjësi. Ndjej se kam ardhur në nivelin që mund të marr më shumë përgjegjësi. Ndihem shumë rehat dhe më pëlqen të marr përgjegjësi. Është edhe rol zbavitës”, ka thënë Asllani për "fotballskanalen.se".
Asllani asistoi në golin e parë të shënuar, kurse dy golat e tjerë për Suedinë i shënoi kosovarja tjetër, Loreta Kullashi.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet pensionimi i Asllanit te Përfaqësuesja e Suedisë
-
Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë
-
Kosovare Asllani udhëheq Suedinë drejt fazës nokaut në Evropian
-
Asllani ndihmon Suedinë ta nisë me fitore Evropianin
-
Kosovarja flet për rastin e humbur në portën e zbrazët