Fisnik Asllani ka luajtur për skuadrën e Hoffenheimit nga minuta e 73-të, por ekipi i tij u mposht në shtëpi nga Bayer Leverkuseni.
Leverkuseni të shtunën në kuadër të xhiros së 20-të, fitoi në udhëtim me rezultatin 3:1.
Robert Andrich në minutën e gjashtë, Moussa Diaby në minutën e 47-të dhe Adam Hlozek në minutën e 56-të, shënuan për epërsinë e tri golave të mysafirëve.
Stanley Nsoki në minutën e 77-të e ngushtoi epërsinë, por kjo ishte e tëra.
Hoffenheimi i Asllanit që bën karrierë me të rinjtë e Gjermanisë zë pozitën e 14-të me 19 pikë.
Leverkuseni ka 27 pikë.