Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani i zhgënjyer me barazimin ndaj Gjeorgjisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Shqipërisë, Kristjan Asllani ka thënë se “kuqezinjtë” e kanë merituar fitoren ndaj Gjeorgjisë. Miqësorja e luajtur në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, përfundoi pa gola.

Mesfushori i Empolit ka thënë se e kanë dominuar takimin, të cilin është dashur ta fitojnë.

“Jam i emocionuar shumë. Çunat më kanë pritur shumë mirë. Bëmë një ndeshje të mirë. Do të ishte më mirë të fitonim para tifozëve tani, por luajtëm mirë. Jam gjetur mirë me të gjithë. Me Gjasulën, Ramadanin, Çekiçin, Laçin, jam gjetur shumë mirë. Unë kam numrin 6 dhe ndihem mirë kur luaj në pozicionin e numrit 6. Luajtëm mirë. Duhet të vazhdojmë kështu. Golat do të vijnë në golat në vijim”, u shpreh Asllani.