Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reja tha se Gjeorgjia u mbyll në mbrojtje

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Edoardo Reja tha se ekipi i tij e kishte të pamundur të shënojë gol, pasi Gjeorgjia u mbyll tërësisht në mbrojtje.

Dueli mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë që u luajt në Tiranë, përfundoi pa gola.

“Është e vështirë të luash me këto skuadra, pasi nuk hapen, qëndrojnë pas si ekip dhe janë të fortë fizikisht. Nëse nuk shënon në 2-3 rastet që krijohen ndeshja bëhet më e vështirë. Nuk ishte agresiviteti i duhur, në fundjavë lojtarët kanë ndeshje me klubet e tyre, ata druhen disi në duelet për top”, është shprehur Reja që pranoi se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e mesfushorit të Empolit, Kristijan Asllani.

“Jam i kënaqur me këto dy miqësore, Asllani është një lojtar me cilësi dhe të ardhme”.

Ndërkohë, Reja zbuloi se arsyeja që e zëvendësoi Armando Brojën në fillim të pjesës së parë ishte për shkak se sulmuesi pati një lëndim.