Kristjan Asllani nuk është i lumtur tek Interi, ka shkruar të enjten mediumi italian “Tuttomercatoweb”.
Mesfushori u transferua tek Interi nga Empoli dhe ishte parë si zëvendësues i Brozoviqit. Por edhe me lëndimin e kroatit, Asllani ka mbetur në bankën rezervë.
Trajneri i skuadrës, Simone Inzaghi, po e preferon mesfushorin Hakan Calhanoglu në atë rol, bashkë me Henrikh Mkhitaryanin dhe Nicolo Barellan afër tij.
Asllani tani, sipas mediumit italian, ka kërkuar huazimin në muajin janar për të luajtur më shumë.
Futbollisti 20-vjeçar i Shqipërisë këtë edicion është paraqitur në tetë ndeshje në të gjitha garat, por ka luajtur vetëm 180 minuta.