Sport

Asllani asiston në barazimin e Empolit

Kristjan Asllani ka vazhduar me paraqitje të mira në Serie A.

Mesfushori shqiptar ka asistuar në barazimin e Empolit ndaj Salernitanas me rezultatin 1:1 të shtunën.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 37-të të elitës së futbollit italian.

Asllani e kompletoi ndeshjen derisa Nedim Bajrami u inkuadrua në minutën e 57-të.

Në bankën rezervë tek Empoli ishin edhe Ardian Ismajli dhe Samir Ujkani.

Asllani asistoi për Patrick Cutronen në minutën e 31-të për 1:0.

Një pikë në këtë takim Salernitanas ia siguroi Federico Bonazzoli në minutën e 76-të.

Empoli pas 37-të ndeshjeve renditet në pozitën e 14-të me 38 pikë.

Salernitna ka 31 pikë.

https://streamja.com/6KppK

https://streamja.com/0jLLW