Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asistim e gol nga Nedim Bajrami

Nedim Bajrami ka asistuar dhe ka shënuar një gol tjetër në fitoren e Empolit.

Të shtunën gjatë ditës, Empoli në shtëpi mposhti Frosinonen me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së 20-t.

Bajrami asistoi për Mancuson në minutën e 34-t, që ishte edhe goli i barazimit në 1:1.

Më pas, mesfushori 21-vjeçar me tipare sulmuese, Bajrami, shënoi vetë në minutën e 61-t pas asistimit të Samuele Riccit.

Bajrami ka 18 ndeshje të zhvilluara në Serie B këtë edicion. Ai i ka 4 gola të shënuar në total deri sa ka asistuar në 7 të tjerë.

Edhe Bajrami shënon për Rangersin në minutën e 97-të Futboll 7 muaj më parë Bajrami shënon për Rangersin në minutën e 97-të

Reprezentuesi i U-21 të Zvicrës i ka zhvilluar edhe tri ndeshje në Kupë, ku ka shënuar dy gola e po aq asistime.

Empoli është në rrugë të mirë për t’u inkuadruar në Serie A në sezonin tjetër. Pas 20 ndeshjeve të zhvilluara ka 41 pikë dhe është në vendin e parë.