Goli i Jasir Asanit ndaj Moldavisë është përzgjedhur nga UEFA si njëri prej katër golave më të bukur të xhiros së tretë të kualifikimeve për Euro 2024.
Në fakt UEFA ka hapur votimin për golin më të mirë të xhiros së tretë, që u luajt të premten e të shtunën.
Pos Asanit me gola të bukur janë shquar edhe Elif Elmas i Maqedonisë së Veriut, Brnardo Silva i Portugalisë dhe Grant-Leon Ranos i Armenisë.