Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asani: Jam njeriu më i lumtur

Jasir Asani

Jasir Asani ka shënuar supergol në fitoren e Shqipërisë ndaj Moldavisë. Asani ka thënë se i është realizuar ëndrra që po luan për Shqipërinë. Ai është nga Shkupi.

“Të gjithë më kanë thënë se do të shënoi shpejt gol për Shqipërinë. Jam i lumtur që goli nuk vonoi. Që ditën e parë Sylvinho më ka dhënë mbështetje shumë të madhe, jo vetëm mua por të gjithëve. Por duhet ende shumë punë. E falënderoj Sylvinhon që më ka dhënë rastin”, ka thënë Asani.

“Sidomos pjesa e parë ishte shumë emocionuese për mua, pasi ishte ndeshja e parë në Shqipëri dhe para një numri të madh shikuesish. Çdo shqiptar ka dëshirë të luaj për Kombëtaren shqiptare. Unë që si fëmijë kam pasur dëshirë të luaj për Shqipërinë. Dhe jam njeriu më i lumtur në botë”, ka thënë Jasir Asani.