Jasir Asani ka regjistruar një tjetër paraqitje të mirë për skuadrën e Gwangjut në elitën e futbollit të Koresë së Jugut.
Asani të shtunën me Gwangjun fitoi në shtëpi përballë Pohangut me rezultatin 4:2.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 16-të.
Asani asistoi në golin për 3:1, të shënuar në minutën e 65-të të ndeshjes.
Ai fitoi një top thuajse në pjesën e fushës së skuadrës së tij dhe pasoi bukur.
Për futbollistin e Shqipërisë ishte asistimi i parë i sezonit. Ka edhe pesë gola të realizuar.