Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arthur do të largohet nga Juventusi në janar

E ardhmja e Arthurit larg Juventusit është më se e qartë. Braziliani është shumë afër largimit nga “bardhezinjtë” dhe një gjë e tillë pritet të ndodh në afatin kalimtar të janarit.

25-vjeçari ka gjetur më shumë hapësira në formacionin e Massimiliano Allegrit në javët e fundit, por kjo nuk mjafton që ai të largohet nga skuadra. Shumë ekipe janë të interesuar për shërbimet e tij.

Njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Gianluca Di Marzio, ka shkruar se ka shumë oferta në drejtim të Arthurit, të cilat janë duke u shqyrtuar. Kontrata e mesfushorit 25-vjeçar skadon në vitin 2025.

Ai është paraqitur 10 herë në të gjitha garat këtë edicion, me totalin e 399 minutave.