Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta fajëson sërish gjyqtarët pasi u mposht nga Aston Villa

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, sërish ka fajësuar gjyqtarët për humbjen e skuadrës së tij në Premier League.

Arsenali u mposht të shtunën mbrëma 1:0 nga Aston Villa në “Villa Park”. “Topçinjtë” janë zhvendosur në pozitën e dytë në tabelë, një pikë më pak se Liverpooli lider, 36 respektivisht 37. Aston Villa pozicionohet e treta me 35 pikë.

Arteta, i cili u detyrua ta shikonte ndeshjen nga tribunat pas dënimit që mori pas humbjes nga Newcastle muajin e kaluar, i pyetur nëse ndërhyrja e Douglas Luizit në Gabriel Jesusin dhe goli i anuluar i Kai Havertzit në fund pas rishikimit të VAR-it ishin gabime të gjyqtarit, ai u përgjigj: “Ishin të qarta dhe të dukshme”. Megjithatë, ai asnjëherë nuk ka specifikuar se kujt po i drejtohet, pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve.

Image
Reagimi i Artetas pas anulimit të golit të Kai Havertzit në minutat e fundit

“E qartë dhe e dukshme. Ky është mendimi im, kjo është e gjitha që mund të them. Mund vetëm ta përsëris: E qartë dhe e dukshme”, ka thënë Arteta pas ndeshjes e cila u vendos nga goli i John McGinnit në minutën e shtatë.

I pyetur më tej nëse donte të thoshte qartësisht se kujt po i drejtohej, ai u përgjigj: “Jo, jo, qartë dhe dukshëm”.

I pyetur përsëri se çfarë donte të thoshte me këtë, trajneri i Arsenalit u shpreh: “E qartë dhe e dukshme, kjo është ajo që dua të them”.

Edhe Arteta thotë se Arsenali po kalon periudhë të vështirë Futboll Arteta thotë se Arsenali po kalon periudhë të vështirë

Më vonë në konferencën e tij për shtyp, Artetas iu kërkua sërish të sqaronte se cili ishte saktësisht qëndrimi i tij për vendimet e gjyqtarit dhe u përgjigj: “Nuk do të flas më për këtë, më falni”.