Oraret në Ligën e Kampioneve këtë vit do t’i kopjojnë ata të Ligës së Evropës.
Në vitet e mëparshme, ndeshjet në garën e Evropës filluan në orën 20:45 me përjashtim të ndeshjeve që janë zhvilluar në Rusi.
Por këtë sezon, ndeshjet do të nisin në orën 18:55 dhe 21:00. Në orën e hershme do të zhvillohen dy ndeshje, kurse gjashtë sfidat tjera të mbetura zhvillohen në orën 21:00 në fazën e grupeve.
Barcelona dhe Tottenham janë ekipet e para që luajnë me orarin e ri 18:55, pasi luajnë ndaj PSV Eindhoven dhe respektivisht Inter, transmeton ksp.
Por pse kanë ndryshuar orari?
Edhe
Pse finalja e Championsit do të luhet nga ora 18:00?
UEFA shpreson që më shumë tifozë tani do të jenë në gjendje të shikojnë ndeshjet për shkak të orarit të ndryshëm.
Gjithashtu tifozët në Australi dhe Azi, një oraret e orës 18:55 do të shohin ndeshjen që të fillojnë në orën 00:55 në vend të 2:45 në shtetin e tyre.