Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali zyrtarizon mesfushorin 19-vjeçar

Arsenali ka kompletuar transferimin e mesfushorit Matteo Guendouzi nga Lorienti i ligës së dytë franceze.

19-vjeçari karrierën e filloi te Paris Saint-Germaini, para se të kalonte te akademia e Lorientit në vitin 2014.

Guendouzi debutoi në ekipin e parë si 17-vjeçar në tetorin e vitit 2016 dhe ka realizuar 30 paraqitje.

Ai do të bartë fanellën me numrin 29, të cilën e mbajti Granit Xhaka sezonin e kaluar.