Arsenali i ka dhënë përkrahje të plotë menaxherit Arsene Wenger - së paku deri në verë.
Shefi i Arsenalit, Sir Chips Keswick, përmes një njoftimi i ka dhënë përkrahje të shumëkritikuarit dhe ka insistuar se klubi dhe menaxheri do të vendosin së bashku për të ardhmen e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është hera e parë që Keswick publikisht thotë se vendimi për të ardhmen e trajnerit francez do të merret së bashku me të.
“Jemi në dijeni për vëmendjen që ka klubi dhe e kuptojmë debatin. Ne respektojmë fansat që kanë mendime të ndryshme, por ne gjithmonë do të synojmë futboll të mirë në klub me synim interesat afatgjate”, ka thënë Keswick.
“Arsene ka kontratë deri në fund të sezonit. Çdo vendim tjetër do të merret bashkërisht dhe do të bëhet i ditur në kohën e duhur”.