Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali vazhdon formën e mirë, mposht Leicesterin

Arsenali e ka vazhduar formën e mirë dhe fitoi me komoditet kundër Leicester Cityt në “King Power Stadium”.

Vizitorët e mbyllën çështjen e fituesit brenda 20-të minutave të parë.

Në Gabriel i kaloi në avantazh “revolveristët” fillimisht pas topit të marrë nga Bukayo Saka.

Ndërkohë, Saka e Alexandre Lacazette bashkëvepruan mirë me njëri-tjetrin, dhe në fund përfitoi Emile Smith Rowe, i cili ishte i pagabueshëm në minutën e 18-të.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta nuk di për humbje në shtatë ndeshjet e fundit në Premier League.