Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali udhëheq garën për Lucas Mouran

Arsenali është duke udhëhequr garën për anësorin e PSG-së, Lucas Moura, të cili klubi francez dëshiron ta shesë në këtë afat kalimtar.

UOL raporton se për të kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera angleze dhe italiane, transmeton Koha.net.

PSG-ja ka refuzuar tashmë një ofertë të Arsenalit, por janë të gatshëm të pranojnë nëse oferta është rreth 30 milionë euro për 24 vjeçarin.