Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali transferon Adlin

Arsenali ka transferuar talentin 17-vjeçar Yacine Adli për 223 mijë funte.

Sipas “Goal”, talenti i Paris Saint-Germainit ka refuzuar kontratën e re nga klubi, ndërsa tani do të ribashkohet me ish-trajnerin Unai Emery.

Sipas raportimeve të para, Adli ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Arsenalin, me opsion për të nënshkruar për dy vjet tjera më shumë.

Ai luan në pozitën e mesfushorit ofensiv. Adli ka shënuar 13 gola në 23 paraqitje për përfaqësuesen e të rinjve në Francë.