Arsenali ka bërë një ofertë për transferimin e anësorit të Interit, Ivan Perishiq.
BBC raporton se klubi londinez ka bërë një ofertë në formë huazimi me të drejtë blerje për 35 milionë funte në fund të sezonit.
29-vjeçari është vënë në shitje nga Interi dhe pritet të lirohet për një çmim më të lirë sesa i kërkonte Manchester Unitedit në verën e kaluar.
Arsenali gjithashtu dëshiron transferimin e Denis Suarezit nga Barcelona ose Christopher Nkunkun e PSG-së.