Arsenali po planifikon t’iu ofrojë kontrata të reja dy futbollistëve, Bukayo Sakas dhe Gabriel Martinellit.
“Football London” raporton se drejtori i Arsenali, Edu, i ka si prioritet lojtarët në fjalë.
Edu shpreson që skuadra të përfundojë në top-katërshe dhe më pas të bind të dy futbollistë që të firmosin marrëveshjet e reja, duke refuzuar ofertat të shumta që kanë.
20-vjeçari Saka ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2024.
Ndërkaq Martinelli 20-vjeçar, ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi.
Artikuj të ngjashëm