Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali shfrytëzon gabimet e rivalëve, merr kryesimin

Me një gol në fund të takimit, Arsenali ka mposhtur minimalisht Brentfordin dhe ka marrë kryesimin në Premier Leaguen angleze në xhiron e 13-të.

Kai Havertz shënoi në minutën e 88-të për fitoren e nëntë sezonale të skuadrës së Mikel Artetas.

Arsenali tani merr kryesimin, pasi rivalët për lider të shtunën lëshuan pikë.

“Topçinjtë” kanë arritur në kuotën e 30 pikëve, një më shumë se Manchester City dhe dy më shumë se LIverpooli që e ndjekin.