Arsene Wenger ia ka vërë syrin talentit çek të Udineses, Jakub Jankto, si përforcimin e radhës për Arsenalin e tij. Por, për të mbërritur te ai, londinezët duhet të përballen me konkurrencën e fortë të Juventusit dhe Milanit.
2 skuadrat italiane ndjekin prej kohësh mesfushorin 21-vjeçar çek, madje kanë kërkuar edhe informacione në rrugë zyrtare të Udineses, që zotëron kartonin e tij, në lidhje me detajet e transferimit, transmeton Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJakub Jankto cilësohet si një nga talentët më premtues të Serisë A, ndërsa sot gjeti edhe golin, në përballjen me Perugian, në Kupën e Italisë.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro nga friulianët, por me interesimin e disa ekipeve, mund të ketë një rritje të mëtejshme.