Arsenali raportohet se po konsideron të transferojë mbrojtësin e Beshiktashit, Domagoj Vida.
Trajneri i ri i “Topçinjve”, Unai Emery, dëshiron të përforcojë mbrojtjen pasi nuk është i bindur me linjën aktuale. Gjithsesi, Arsenali duhet të shesë dikë para se të transferojë lojtarë të rinj.
Emery, sipas “The Sun”, mund të sakrifikojë Shkodran Mustafin ose Danny Welbeckun.
Për kroatin më herët interesim ka shprehur edhe Liverpooli.