Arsenali ka bërë gati 60 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Coretin Tolisso.
Gjatë majit është raportuar se trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery do të ketë në dispozicion 70 milionë euro, por spanjolli është i gatshëm që pjesën më të madhe të kësaj shume ta shpenzojë në vetëm një lojtar.
Sipas CalcioInsider, Emery dëshiron transferimin e Tolissos dhe mund të ofrojë 60 milionë euro për francezin.
23-vjeçari në 34 paraqitje për klubin gjerman realizoi nëntë gola dhe gjashtë asistime.
Nga Bayerni priten të largohen një numër lojtarësh dhe nuk do të lejojë shitjen e francezit për çfarëdo çmimi.