Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali nis bisedimet për Draxlerin

Arsenali është i interesuar që të sjellë në “Emirates” lojtarin e Paris Saint-Germainit, Julian Draxlerin.

Raportohet se klubi nga Londra i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit gjerman.

Mesfushori ofensiv po përballet me konkurrencë të fortë te Parisi dhe që një kohë është i lidhur me një kalim në Premier League.

Vlera aktuale në treg e Draxlerit vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Në këtë edicion me PSG-në ka luajtur në 11 ndeshje, duke realizuar dy gola e një asistim.

Kontrata me klubin francez, 27-vjeçarit i skadon në verën e këtij viti.