Në derbin me të madh të Londrës veriore ndër vite, Tottenhami e pret Arsenalin.
Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 20:45, dhe të dy skuadrat janë në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit, Arsenali është në pozitën e katërt, me katër pikë para Tottenhamit që renditet i pesti.
Nëse Arsenali fiton, do ta siguronte kthimin në Ligën e Kampionëve për herën e parë që prej vitit 2017.
Ky ishte sezoni i parë i Arsenalit pa garë evropiane në 25 vjet.
Edhe
West Ham – Arsenal, ndeshja për titull e mbetje në elitë
Fitorja e Tottenhamit do ta ngushtonte diferencën në një pikë dhe do t’ia vështirësonte edhe më shumë punët “topçinjve”.
Arsenali e mbyll kampionatin me ndeshjet kundër Newcastlet si mysafir dhe Evertonit në shtëpi, ndërsa dy ndeshjet e fundit të Tottenhamit janë kundër Burnleyt dhe Norwichit, dy skuadrave të fundit në tabelë.
Në Spanjë, kampioni i ri i La Ligas, Real Madridi, kthehet në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen kundër vendit të parafundit në tabelë, Levantes së Enis Bardhit e Shkodran Mustafit.
Reali e ka fokusin në finalen e Ligës së Kampionëve. Më 28 maj ballafaqohet me Liverpoolin dhe trajneri Carlo Ancelotti ka theksuar se ai do të vazhdojë të bëjë rotacion në skuadër, për t’i pasur gjithë futbollistët në formën më të mirë për finalen evropiane që zhvillohet në Paris.
Levante ka ende shpresë për t’i shpëtuar rënies nga elita e futbollit spanjoll.
Edhe
Arsenalit i duhet patjetër fitorja ndaj Newcastlet
Ka gjashtë pikë më pak se vendi që siguron mbijetesën, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar.
i gjashtë, Real Sociedadi, dhe vendi i shtatë, Villarreali, janë duke luftuar për vendet evropiane. Sociedadi e pret Cadizin që është në zonën e qetësisë, por ka vetëm tri pikë më shumë sesa pozita që të largon nga elita, ndërsa Villarreali udhëton te skuadra e mesit të tabelës, Rayo Vallecano.