Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në epërsi pas pjesës së parë

Me një gol të shënuar në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë, Arsenali ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë e një goli ndaj Liverpoolit.

Ndeshja derbi ndërmjet Arsenalit e Liverpoolit i takon xhiros së dhjetë të Premier Leagues së Anglisë, kurse “revolveristët” po fitojnë me rezultatin 2:1.

Gabriel Martinelli shënoi qysh në minutën e parë të ndeshjes me asistimin e Martin Odegaardit.

Shifrat për Liverpoolin i barazoi Darëin Nunez me asistim të Luis Diazit.

Megjithatë, krejt në fundin e pjesës së parë, realizoi Bukayo Saka. Asistues ishte Martinelli.

Artikuj të ngjashëm