Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali ndan pikët me Sheffieldin

Foto: Reuters

Arsenali nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Sheffield Unitedit.

“Topçinjtë” kaluan të parët në epërsi në minutën e 45 përmes Martinellit, transmeton Koha.net.

Megjithatë, në pjesën e dytë mysafirët barazuan shifrat në minutën e 83 përmes Fleckut.

Me karton të verdhë në këtë takim u ndëshkua Granit Xhaka, i vetmi në radhët e Arsenalit që u ndëshkua.

Arsenali mban vendin e 10 pas 23 xhirove në Premier Ligë, derisa Sheffieldi të shtatin ka 33 pikë.

Artikuj të ngjashëm