Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali mposhtet nga Newcastle, rrezikon edhe pozitën e gjashtë

Arsenali ka pësuar humbje nga Newcastle duke rrezikuar edhe pozitën e gjashtë.

Skuadra londineze humbi 2 me 1 edhe pse ishte e para në epërsi.

Alexandre Lacazette shënoi në minutën e 14-të, 15 minuta para se Perez të barazonte gjithçka. Në pjesën e dytë, Ritche shënoi për 2 me 1 dhe fitoren e Newcastlet.

Arsenali ka 54 pikë në pozitën e gjashtë, vetëm dy më shumë se Burnley që është i shtati. Pozita e gjashtë çon në Ligën e Evropës.