Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali mposht thellë yjet e ligës MLS

Në “Audi Field” të Uashingtonit, të enjten, me një sulm të papërmbajtshëm Arsenali fitoi përballë skuadrës së yjeve të ligës MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arsenali fitoi me rezultatin 5:0, ndërsa në debutim me fanellën e re realizoi Kai Havertz.

Ai u transferua tek Arsenali këtë verë nga Chelsea.

Gabriel Jesus dhe Leandro Trossard realizuan gola të bukur në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ekipi i Premier Leagues shënoi edhe tre gola të tjerë për fitoren 5:0.

Jorginho konvertoi penalltinë në gol, ndërsa më pas realizuan edhe Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz.

Tek Arsenali debutoi edhe Declan Rice, transferimi më i shtrenjtë i Arsenalit në këtë verë.

Edhe Rice: Të shohësh Messin duke luajtur është kënaqësi Botërori 2026 1 muaj më parë Rice: Të shohësh Messin duke luajtur është kënaqësi

Ai u inkuadrua në minutën e 65-të.

Skuadra e ligës MLS u udhëhoq nga ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

Futbollisti i Inter Miamit, Lionel Messi, nuk luajti për yjet e ligës MLS.