Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me plan të ri për Saliban

Arsenali është duke menduar ngritjen e pagës së Ëilliam Salibas, ka shkruar të shtunën “Daily Express”.

Drejtori teknik, Edu, është gati të nisë negociatat me mbrojtësin francez për marrëveshjen e re, për ta bindur atë të qëndrojë në “Emirates Stadium”, e ta mbaj larg tij interesimin e disa klubeve rivale.

21-vjeçari ka pasur paraqitje të mira për “Gunners” në këtë edicion.

Skuadra e Arsenalit prinë në tabelën e Premier Leagues, ndërsa Saliba ka luajtur në secilën prej shtatë ndeshjeve të skuadrës në ligë.

Artikuj të ngjashëm